Mot me vranësira të ndryshueshme me mjegull nëpër lugina

nga D V

Shkup, 28 janar – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, ndërsa nëpër lugina me mjegull. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temepratura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 5 deri në 14 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme, mjegull dhe kryesisht qetë. Temperatura minimale do të bie deri në 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 12 gradë Celsius.

Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), në ditët në vijim moti do të jetë relativisht i nxehtë për këtë periudhë të vitit, ndërsa nëpër lugina me mjegull dhe më ftohtë. Nesër pasdite, në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës të së enjtes do të ketë reshje të përkohshme të shiut me intensitet të dobët deri në mesatar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More