MPPS: Vijojnë pagesat nga e drejta e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve

nga D V

Shkup, 5 nëntor –  Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin tetor 2024.

“Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankës elektronike dhe celulare nga dita e sotme, 5 nëntor 2024”.

“Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar sipas renditjes alfabetike, sipas shkronjë së parë të mbiemrit, edhe atë: më 5 nëntor А, B, V, G, D, GJ, Е, ZH, Z, X; I, Ј, К, L, LL, ndërsa më 6 nëntor М, N, NJ, О, P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH”, thonë nga MPPS.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More