Shkup, 17 korrik – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe sekretari britanik i Punëve të Jashtme, Dejvid Lami sot në Forin ofis në Londër nënshkruan Deklaratën për partneritet strategjik mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar në Britaninë e Madhe dhe Irlandën Veriore.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë në Fejsbuk njoftoi se me këtë hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe forcohen lidhjet bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar.

“Një takim me rëndësi historike, që hap një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve, në kuadër të të cilit nënshkruam Deklaratën për partneritet strategjik. Ky dokument do të forcojë dhe përmirësojë marrëdhëniet strategjike ndërmjet dy vendeve, përfshirë bashkëpunimin në fushat e politikës së jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes, veçanërisht në kuadër të NATO-s. Biseduam gjithashtu për marrëveshjen e fundit “qeveri me qeveri”, e cila do të rrisë tregtinë, do të nxisë rritjen ekonomike dhe do të mundësojë realizimin e një sërë projekteve infrastrukturore. Biseduam edhe për aleancën tonë në kuadër të NATO-s, si dhe për bashkëpunimin në organizatat shumëpalëshe”, thekson Mucunski në publikimin në Fejsbuk.