Murtezani: Agjenda reformuese 2024–2027 është mjet për transformim, jo formalitet

nga D. V.

Shkup, 16 korrik – Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, zhvilloi sot brifingun e dytë tematik me gazetarët, i fokusuar në implementimin e Agjendës reformuese 2024–2027. Në vend të një prezantimi të zakonshëm, takimi u shndërrua në një diskutim të hapur mbi rezultatet, sfidat dhe prioritetet që mbeten përpara.

“Agjenda reformuese nuk është formalitet – ajo është mjet për transformim thelbësor të institucioneve tona dhe përafrim real ndaj standardeve të BE-së”, theksoi Murtezani. Ai nënvizoi se reformat përfshijnë fusha kyçe si financat publike, drejtësia, energjetika, digjitalizimi dhe përmirësimi i klimës së biznesit.

Sipas ministrit, një pjesë e këtyre reformave tashmë janë konfirmuar nga Komisioni Evropian, ndërsa për të tjerat vazhdohet me një ritëm të qëndrueshëm dhe qëllim të qartë: ndërtimi i një sistemi më efikas dhe sigurimi i mbështetjes konkrete evropiane.

Murtezani vuri theksin gjithashtu mbi rëndësinë e partneritetit me mediat dhe qytetarët, duke deklaruar se ky proces nuk është i izoluar, por një pasqyrë e përkushtimit evropian të vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More