Në Berovë mëngjesin e sotëm më ftohtë, -7 gradë, temperatura ditore në vend sot nga 7 deri në 14 gradë

nga D V

Shkup, 31 dhjetor – Më ftohtë mëngjesin e sotëm nështë në Berovë, ku janë matur shtatë gradë nën zero.

Siç bën të ditur DPHM, temperatura minus në orën 8.30 janë matur edhe në Manastir -5 gradë, -4 gradë në Strumicë, Tetovë, Shkup-Petrovec dhe Demir Kapi, -3 në Kavadar, Shtip, Prilep dhe Veles, -2 gradë në Shkup- Zajçev Rid, Hanet e Mavrovës dhe Kriva Pallanka, -1 në Ohër dhe Pretor.

Në Kodër të Diellit dhe në Gjevgjeli 1 gradë dhe  2 mëngjesin e sotëm janë matur në Krushevë.

Borë ka në Hanet e Mavrovës, ku lartësia e shtresës së borës në orën 7 ka qenë 49 centimetra dhe në Kodër të Diellit me 47 centimetra.

Mëngjesin e sotëm moti është  me diell me mjegull të dobët në pjesë të rajonit të Shkupit dhe në pjesën e poshtme të Vardarit.

Sipas parashikimit të DPHM, gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë nga 7 deri në 14 gradë.

Në Shkup mot me diell dhe i qetë me vranësira të vogla. Temperatura maksimale do të arrijë në 9 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More