Në mëngjes kushte për paraqitje të mjegullës së dobët, ndërsa gjatë ditës mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell

nga D V

Shkup, 17 tetor  – Në mëngjes në disa lugina moti do të jetë me kushte për paraqitje të mjegullës së dobët ose vranësira të ulëta. Gjatë ditës pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë Vardarit mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri 14, ndërsa maksimalja do të jetë prej 15 deri 21 gradë.

Në Shkup në mëngjes moti do të jetë me kushte për paraqitje të mjegullës së dobët, ndërsa gjatë ditës pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 21 gradë.

Deri të dielën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe mjaftë më i freskët. Nesër do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina, ndërsa të premten dhe të shtunën reshje të dobëta lokale të shiut, kryesisht në pjesët perëndimore. Në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot stabil dhe i qetë, me temperatura të ulëta të mëngjesit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More