Në Qafë Thanë policia shqiptare ka parandaluar kontrabandë të barnave

nga Xh M

Dibër, 10 janar – Në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë” afër Strugës, policia shqiptare ka parandaluar kontrabandën e barnave nga territori i Maqedonisë së Veriut dhe ka arrestuar një banor të Pogradecit.

“Policia kufitare në vendkalimin Qafë Thanë ka arrestuar një 31-vjeçar, i identifikuar si Fatjon Vesho, i cili ka tentuar të kontrabandojë mallra të licencuara nga territori i Maqedonisë së Veriut në territorin shqiptar, të cilën e ka fshehur në një automjet”, qëndron në kumtesën e policisë.

Shtohet se gjatë kontrollit të detajuar të automjetit janë zbuluar pako me barna, importi i të cilave kërkon leje të posaçme. I arrestuari ka tentuar t’i fusë në Shqipëri pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjet në fuqi.

I arrestuari F.V. do të përgjigjet për veprën penale të “Kontrabandë me mallra të licencuara” para Gjykatës Themelore të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More