Nga 968 kundërvajtje komunikacioni dje, 636 për vozitje të shpejtë

nga D. V.

Shkup, 12 maj – Në kuadër të aktiviteteve të djeshme të nëpunësve policorë nga të gjithë tetë sektorët e punëve të brendshme pranë BSP të MPB, në lidhje me kontrollet e intensifikuara të komunikacionit për respektimin e rregullave dhe dispozitave të komunikacionit në rrugët e mbarë shtetit, janë lëshuar 968 urdhërpagesa.

MPB njoftoi sot se prej tyre, për shkak të mosrespektimit të shpejtësisë së përshkruar të lëvizjes janë shqiptuar 636 urdhërpagesa, ndërsa për parkimin e parregullt – 57. Janë sanksionuar edhe 29 kundërvajtje për mospërdorimin e rripit të sigurisë,  ndërsa 11 për përdorim të telefonit celular.

“Dje janë zbuluar dhe sanksionuar edhe 81 persona për mosposedimin  e patentë shoferit, ndërsa 27 shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Në përputhje me dispozitat e Ligjit për sutomjete – katër automjete janë mënjanuar nga komunikacioni për shkak të parregullësisë teknike, ndërsa 21 automjete sepse nuk kishin regjistrim të vlefshëm”, njoftoi MPB.

Kontrollet e komunikacionit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More