Ngadalësohet turizmi, të huajt u rritën vetëm me 7.4 për qind në shkurt

nga D. V.

Turizmi ka shënuar ngadalësim gjatë shkurtit me një rritje të hyrjes se të huajve në vend, me vetëm 7.4 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Instituti Statistikave publikoi së fundmi shifrat ku rezulton që gjatë muajit të dytë të vitit të kenë hyrë në vend mbi 1 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Ky tregues ka pësuar një rritje me 7.9 për qind, krahasuar me Shkurt 2024. Pak më shumë se një milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 6.4 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë sipas INSTAT.

“Në Shkurt 2025, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 543,216, duke pësuar një rritje me 8.5 për qind, krahasuar me Shkurt 2024. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 516,058. Ky numër është rritur me 7,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Të paktën 96 për qind e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 83 për qind të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 6 për qind.

Sipas INSTAT qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 97 për qind të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për pushime, vizitë tek të afërm, etj. Në Shkurt 2025, ky tregues ka shënuar një rritje me 7.4  për qind krahasuar me Shkurt 2024. Rritje në muajin Shkurt kanë pasur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale, me 29.6 për qind.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More