Nikolloski: Shteti e fitoi rastin “Kazandol”, u kursyen 115 milionë euro

nga D. V.

Shkup, 19 gusht – Zv. kryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski njoftoi sot se shteti e ka fituar rastin “Kazandol” në të gjitha 11 pikat e aktakuzës.

“Dua t’ju informoj për vendimin në procedurën e arbitrazhit “Kazandol” ku shteti u padit nga disa investitorë.

Kërkesa e tyre ishte 115 milionë euro dëmshpërblim, por me krenari mund të them se e fituam këtë rast, të 11 bazat mbi të cilat shteti u padit u refuzuan dhe u kursyen 115 milionë euro.

Vendimi është plotësisht në favorin tonë, dhe rasti nuk ishte aspak i lehtë”, tha Nikolloski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More