Një delegacion i Forcave të armatosura të Rumanisë për vizitë zyrtare në ARM

nga D. V.

Shkup, 2 shtator – Një delegacion i lartë i Forcave të Armatosura të Rumanisë, i udhëhequr nga shefi i Shtatëmadhorisë, gjenerali Gjeorgita Vllad, sot është për vizitë zyrtare në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, shefi rumun i Shtatëmadhorisë dhe delegacioni i tij do të priten me nderime të larta ushtarake, pas çka është paraparë edhe takim i dy shefave.

Nga Ministria shtojnë se tema kryesore në takim do të jenë procesi i transformimit të Armatës, pjesëmarrja e Armatës në misionet ndërkombëtare, kapacitetet për stërvitje në poligonin e armatës “Krivollak”, mundësinë për bashkëpunim bilateral në sfera të forcave për operacione speciale, përkrahje e ndërsjellë gjatë plotësimit të qëllimeve të NATO-s dhe përmirësimi i interoperabilitetit, si dhe tema tjera për avancimin e bashkëpunimit ushtarak bilateral mes dy armatave.

Gjatë vizitës, gjenerali Vllad do të realizojë takim edhe me ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More