Një veturë përfshihet nga flakët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë

nga D V

Një makinë është përfshirë nga flakët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë këtë të mërkurë.

Mësohet se makina është tip “Fiat” me targa italiane, ndërsa në mjet po udhëtonin një çift.

Në makinë ndodhej një shtetase shqiptare që jeton në Itali, e cila kishte ardhur me pushime në vendlindje.

Sipas informacioneve paraprake , shkak për zjarrin dyshohet një shkëndijë elektrike.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje, ndërsa është bërë e mundur fikja e zjarri. /Tch

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More