Për një javë regjistrohen 25 raste me kollën e keqe

nga Xh M

Po rritet sërish numri i fëmijëve që vuajnë nga kolla e keqe. Në javën e fundit janë regjistruar 25 raste të reja, pothuajse dyfishi nga java paraprake, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik.

Shumica e të infektuarve të rinj janë nga Shkupi, nën një vjeç dhe të vaksinuar jo komplet.

Raste janë raportuar edhe në Tetovë, Kumanovë, Kratovë dhe Kriva Pallankë. Për shkak të komplikimeve nga infeksioni bakterial, 5 foshnja janë mbajtur për trajtim spitalor në spitalin “Kozle” dhe në Klinikën e Fëmijëve.

Deri më tani janë regjistruar 1 mijë e 74 raste me pertusis. Epidemi është shpallur në pranverë në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More