Përfshihet nga zjarri një lokal në “Rrugën B” në Prishtinë

nga D. V.

Një lokal është përfshirë nga zjarri në mëngjesin e sotëm (29 janar) në “Rrugën B” në Prishtinë.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në kryeqytet, Malë Gashi

“Ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes, ka pasur zjarr në një lokal në Rrugën B”, tha ai.

“Zjarri është shuar, ka përfunduar intervenimi. Ekipet tashmë janë kthyer ne bazë”, bëri të ditur Gashi.

Sipas tij, ende nuk dihet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More