Përfundon në afatin e caktuar rehabilitimi i rrugës magjistrale Ohër – Shën Naum në gjatësi prej 24,3 kilometra

nga Xh M

Ohër, 30 maj – Vlera investuese për rehabilitimin e këtij drejtimi rrugor është 11,7 milionë euro, mjete të siguruara nga buxheti i NPRRSH-së.

Megjithëse, rëndësia e segmentit Ohër – Shën Naum është e jashtëzakonshme, për shkak se është rrugë magjistrale që ka rëndësi rajonale dhe paraqet lidhje rrugore me Republikën e Shqipërisë, rehabilitimi i së cilës pritej 4 dekada të plota, rehabilitim i cili filloi në gusht të vitit 2023 dhe tani është në përfundim e sipër dhe përfundon brenda afatit kohor të parapar për ndërtim para sezonit veror, që është qershori i vitit 2025.

Me rikonstruimin për shkak të rritjes së sigurisë në komunikacion si dhe dukshmërisë së rrugës, u krye shpërndarja e shpateve nga materiali i paqëndrueshëm shkëmbor dhe u montua një rrjetë mbrojtës i çeliktë.

Në fazë përfundimtare është vendosja e sinjalizimit vertikal, gjegjësisht shenjat e komunikacionit, si dhe shënimi i sinjalizimit horizontal, lyerja me ngjyrë rrugore. Në përfundim është edhe vendosja e gardhit mbrojtës elastik.

Me rehabilitimin e këtij segmenti kryesor turistik rrugor, rrisim sigurinë në trafik dhe sigurojmë lidhje cilësore rrugore nga Ohri deri te kompleksi i manastirit Shën Naum. Gjithashtu, po e përmirësojmë rrjetin rrugor, rrisim cilësinë e potencialit turistik dhe nxisim zhvillimin ekonomik në rajonin e Ohrit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More