Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Kërçovë ku humbën jetën dy të mitura

nga D. V.

Shkup, 22 gusht – Mbrëmë rreth orës 18:00, Departamenti i Policisë së Kërçovës mori një njoftim se në një rrugë lokale në fshatin Kolibari, rajoni i Kërçovës kanë humbur jetë dy të mitura.

Nga MPB sot kanë dhënë detaje të reja rreth aksidentit tragjik.

“Më 21.08.2025 në orën 18:05, në DPB Kërçovë u raportua se në një rrugë lokale në fshatin Kolibari, rajoni i Kërçovës, një e mitur 15-vjeçare nga fshati Kolibari, duke drejtuar një katërçikletë me targa të Kërçovës, humbi kontrollin dhe katërçikleta doli nga rruga.

E mitura dhe pasagjerja e saj e mitur nga fshati Greshnicë, rajoni i Kërçovës, vdiqën nga lëndimet e marra në vendin e aksidentit.

Vdekja është konstatuar nga një mjek, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve u dërguan për autopsi”, thonë nga MPB.

Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga policia e Kërçovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More