Pranohen amandamentet e opozitës për buxhetin e Ndihmës së shpejtë

nga Xh M

Shkup, 26 nëntor – Komisioni për Financim dhe Buxhet pasdite e ka vazhduar debatin rreh amendamentet për Propozim-buxhetin për vitin 2026. Janë pranuar disa amendamente të paraqitura nga opozita, të cilat do të sigurojnë burime financiare për ripajisjen e shërbimeve të Ndihmës së shpejtë.

Në pjesën e pasdites së debatit u diskutuan kryesisht amendamentet që kërkonin pajisjen ose rindërtimin e institucioneve shëndetësore.

Debati për amendamentet vazhdon nesër.

Sipas njoftimeve, pritet që Propozim-buxheti të vendoset në seancë plenare më 9 dhjetor. Rritja ekonomike parashikohet të jetë 3,8 për qind, inflacioni 2,5 dhe deficiti buxhetor 3,5 për qind i BPV-së. Shteti planifikon 374,7 miliardë denarë të ardhura të përgjthshme, 413,9 miliardë denarë shpenzime të përgjthshme, si dhe 40,5 miliardë denarë investime kapitale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More