Prej nesër deri në mes të javës së ardhshme në disa vende mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima

nga D V

Shkup, 18 korrik –  Nesër do të mbajë mot shumë i nxehtë dhe niveli portokalli do të jetë aktiv për rrezik për temperatura të larta, ndërsa në ditët në vijim temperaturat do të shënojnë rënie graduale.

Nga DPHM bënë të ditur se nga nesër deri në mesin e javës së ardhshme (24.07) në orët e pasdites dhe të mbrëmjes në shumë vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht do të ketë mot të ligë me reshje të rrëmbyeshme shiu, erë të fortë dhe breshër.

Në Shkup, prej nesër dhe në ditët në vijim  në orët e pasdites dhe të mbrëmjes moti do të jetë i paqëndrueshëm  me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Në pjesë të luginës do të ketë procese më intensive me reshje të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe paraqitje lokale të breshërit.

Nga DPHM me rekomandim, në rast të shfaqjes së shkarkimeve elektrike, rekomandohet kujdes më i madh, të mos qëndrojnë në hapësira të hapura dhe nën pemë të vetmuara.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More