Punojmë në rritjen e kapitacionit për mjekët amë, paralajmëroi Mickoski

nga Redaksia

Tetovë, 6 prill 2025 (MIA) – Punojmë në mundësimin e rritjes së kapitacionit për mjekët amë, që do të lëvizte ndërmjet 20 dhe 30 për qind, njoftoi kryeministri Hristian Mickoski gjatë vizitës së sotme në rajonin e Tetovës. 

“Po, i dëgjoj edhe unë ato reagime nga ana e mjekëve amë. Punojmë në befasi të këndshme për ata. Pres që tashmë javën e ardhshme do të ketë lajm të mirë për mjekët amë. Punojmë në mundësimin e rritjes së kapitacionit për mjekët amë, që do të lëvizte ndërmjet 20 dhe 30 për qind. Lëni që t’i bëjmë llogaritjet përfundimtare, do të dalim shumë shpejt me informacion qe mendoj se do të jetë lajm pozitiv për mjekët amë”, u përgjigj kryeministri në pyetjen e gazetarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More