Putini ka frikë të takohet me Zelenskyn – thotë kryeministri kanadez

nga D. V.

Udhëheqësi i Kremlinit, Vladimir Putin, ka frikë të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të diskutuar kushtet për përfundimin e luftës.

Kryeministri kanadez Mark Carney e tha këtë në një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Fredrich Merz, shkruan Ukrinform, përcjell Telegrafi.

Carney tha se “Putini vazhdonte të vendoste kushte dhe të zvarriste gjërat sepse kishte frikë nga ky takim”.

Sipas kryeministrit kanadez, Zelensky është gati të takohet me Putinin në çdo territor neutral.

Carney theksoi se Zelensky nuk pret që Putini të shkojë në Kiev dhe as nuk planifikon të udhëtojë në Moskë për një takim të tillë.

Megjithatë, çdo vend neutral do të ishte i pranueshëm, shtoi Carney.

Ai shtoi se është thelbësore që aleatët e Ukrainës të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje derisa të zhvillohet një takim i tillë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More