Shkup, 29 shtator – Lidhja Automote e Maqedonisë njoftoi se VIADUKT Trejd Gostivar nga data 24.09.2025 filloi me aktivitetet ndërtimore – sanim i mureve mbrojtëse te nënkalimit në Rrugën shtetërore A2, qarkorja Shkup në kilometrin 21+840,00 deri në kilometrin 21+987,00, për çka do të kryhet ndryshim i regjimit të komunikacionit në kohëzgjatje prej katër muajve.
Në autostradën A2, Kriva Pallankë – Stracin në km 14+200 (afër fshatit Petralicë), ka filluar rregullim i përkohshëm i komunikacionit për shkak të aktiviteteve ndërtimore. Në atë pjesë të segmentit gjatë ditës nga ora 07:00 deri në orën 17:00, komunikacioni do të kryhet me rregullim manual duke përdorur flamuj, ndërsa gjatë pjesës tjetër të ditës me sinjalizim me dritë – semaforë.
Nga data 03.09.2025 në periudhë prej dy muajve, në aksin rrugor Gostivar – Tetovë dhe anasjelltas nga pikëpagesa Tetovë deri në pikëpagesën Gostivar, do të realizohen punime ndërtimore, për çka komunikacioni do të zhvillohet nën regjim të përkohshëm të komunikacionit.
Komunikacioni në rrugët e tjera shtetërore zhvillohet pandërprerë, në rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Aksi rrugor Ohër – Resnjë përmes parkut nacional Galiçicë nga 17.04.2025 është lëshuar në qarkullim për automjete deri 3.5 tonë.