Reshje të dendura shiu në Vlorë, Bashkia tregon zonat ku mund të ketë përmbytje

nga D V

Gjatë ditës së sotme, qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë, për këtë, bashkia e qytetit u ka bërë thirrje banorëve që të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.

“Bëni kujdes, mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si: “Albano&Romina”, Biblioteka Publike, Pranë Kishës Orthodhokse, në “Skelë” te dykalimshi, Shkolla “Halim Xhelo”. Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, janë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme”, njoftoi bashkia.

I gjithë vendi është përfshirë nga reshjet këtë të mërkurë, ndërsa do të ketë edhe rënie të ndjeshme të temperaturave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More