Rikthehet tema e (pa)sigurisë në vend!

nga I.A

Shkup, 1 korrik – Pas një kohe jo të gjatë është riaktualizuar sërish tema e sigurisë në vend. Siguria është nevojë elementare e bazike për të jetuar kudo në cilin do vend. Por, krahas mungesave tjera që janë të shumta në vendin tonë mungon edhe siguria. Mungesa e sigurisë prodhon ndjenjën e frikës dhe të qënurit i pasigurt në vendin tënd të lindjes, ndërkaq padrejtësia e vështirëson mbijetesën në këtë vend sepse duhet të përballesh me një sistem të kalbur të drejtësisë. Mund të vritesh në vend publik ngjashëm sikurse në vend të fshehtë nga ajo vrasje mbeten vetëm viktimat dhe mbetjet e plumbave, asgjë më shumë. Gjurmë të tjera nuk vërehen jo se vrasësit janë ekspert por se ekipet hetuese nuk e bëjnë punën e tyre si duhet. Hiç më larg se mbrëmë ka pasur gjuatje dhe kërcënime me thikë në një lagje të Shkupit, dhe e gjithë lagjja janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre, shkruan Zhurnal.

Gjuajtje në ajër, kërcënim me thikë pa arsye në një lagje të Shkupit –

Banorët e lagjes Çento, dukshëm të shqetësuar pas ngjarjes së ndodhur mbrëmë para godinës së tyre, janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre të cilët janë sulmuar pa asnjë arsye nga bashkëmoshatarët e tyre të ulur në një kafene aty pranë. Të sulmuarit arritën të vrapojnë drejt ndërtesës së tyre, pavarësisht se u goditën me grusht gjatë gjithë kohës. Megjithatë, një fëmijë arriti të hapte derën e hyrjes dhe të thërriste prindërit për ndihmë. Ata kanë frikë për fëmijët e tyre, sepse sulmuesit kanë përdorur edhe armë zjarri. Prindërit dolën menjëherë jashtë dhe, siç thonë ata, gjetën një grup banditësh.

“Pas kësaj, unë, gruaja ime dhe vajza ime dolëm jashtë dhe gjetëm një grup prej disa banditësh, dhe shumica prej tyre kur panë që po dilnim, vrapuan drejt lokalit të hotelierisë dhe njëri prej tyre ende po mbante atë, një djalë e ka kapur në cep të hyrjes dhe e ka goditur me grushte dhe boks. Ne reaguam menjëherë, ndamë dhunuesin nga djali dhe u përpoqa ta qetësoja, ta mbaja me një mesazh që të ishte i qetë derisa të vinte policia. Në të njëjtën kohë, dëgjohen të shtëna nga lokali i hotelerisë, dy-tre të shtëna, është parë një siluetë me armë duke qëlluar dhe mendoj se ka qenë për të lënë banditin të ikë. Mirëpo, ne arritëm ta mbanim dhe më pas një nga banditë e tjerë erdhi me thikë në dorë dhe filloi të fjaloset me familjen time, djalin dhe gruan time”, tha një prind i njërit prej fëmijëve të sulmuar.

Për të mbrojtur familjen time e lirova dhe grupi i sulmuesve u largua, thotë njëri nga prindërit e djemve të sulmuar. Në pak kohë ka mbërritur një ekip policor, më pas janë dërguar në stacion për të dhënë deklaratë. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) po punon intensivisht për zbardhjen e rastit.

“Më 26.06.2024, zyrtarët policorë nga Njësia për Krime të Dhunshme në SVR Shkup kanë ndaluar D.Sh. (18) nga Shkupi, për veprën penale “dhunë”, e paraparë dhe e dënueshme nga neni 386 i Kodit Penal. Më datë 25.06.2024, rreth orës 23:00 në ul. “Srećko Puzhalka” në territorin e Gazi Babës, ai së bashku me katër persona të tjerë fizikisht dhe me sende të mprehta kanë sulmuar M.M. (18) dhe një tjetër i mitur, të dy nga Shkupi. Në M.M. dhe i mituri D.A. i ka ardhur në ndihmë për t’i mbrojtur. (54) dhe S.A. (52), pas së cilës njëri nga sulmuesit ka qëlluar me tre plumba në ajër. MPB ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Publike, kundër D.Sh. për veprën penale “dhunë”, bën me dije MPB-ja.

Në RMV qytetarët ndjehen të pasigurt –

Siguria është njëri nga kushtet themelore që duhet plotësuar për të garantuar një mirëqenie të mirë sociale. E për këtë pjesë ekzistojnë edhe organet e sigurisë që me kompetencat e tyre duhet ta garantojnë një gjë të tillë. Por, në Maqedoninë e Veriut ngjanë sikurse këto organe janë në gjumë e pasive në funksionim. Pasi ndodhin raste të shumta por përfundojnë pa zbardhje dhe pa asnjë epilog dhe kjo krijon ndjenjën e pasigurisë dhe frikës te qytetarët.

Kujtojmë edhe mbrëmjen e 6 marsit të vitit që lamë pas, Jeton Krivanjeva i njohur me nofkën “Zhilla” dhe Enes Isejni, i njohur me nofkën “Llaci”, mbetën të vrarë në hapësirat e një lokali në afërsi të Kalasë në Çarshinë e Shkupit, kur ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri pesë persona të maskuar, të cilët më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Gjatë të shtënave është plagosur rëndë edhe A.T. që punonte si kamerier në këtë lokal. Ky rast ende nuk është zbardhur, mbase si shumë raste të tjera edhe ky do të mbetet nën hijen e hetimeve që janë pa afat e pa limit, zgjatin deri në pafundësi.

Pasiguri e madhe, besimi i ulët në gjyqësi, institucionet e papërgjegjshme që nuk janë fare në shërbim të qytetarëve, mungesa e meritokacisë, papunësia, zhvillimi i dobët ekonomik, krizë gjithandej, këto janë shkaqet kryesore që të rinjtë dëshpërohen deri në palcë dhe vendosin që këtë dëshpërim ta ngushëllojnë me largim nga vendi. Sepse, në të kundërtën nuk kanë fuqi t’ia dalin dot me këtë sistem të vjetruar që nuk prodhon perspektivë dhe kushte normale për jetesë. Por më e rëndësishmja, ripërsërisim, mbetet siguria, dhe kur policët dhe zyrtarët nuk janë të sigurt në këtë vend çfarë të bëjnë qytetarët e mjerë? /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More