Rrëzohet një aeroplan në Kolumbi, humbin jetën 15 persona

nga D. V.

Një aeroplan me 15 persona në bord, përfshirë një ligjvënës kolumbian, u rrëzua në një rajon malor pranë kufirit me Venezuelën, duke vrarë të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin në bord, sipas autoriteteve në Bogota.

Aeroplani, i operuar nga Satena, linja ajrore shtetërore, u ngrit nga qyteti kufitar kolumbian i Cucutas dhe ishte në rrugë për në Ocana.

Presidenca e Kolumbisë tha në një deklaratë se kontakti me aeroplanin u humb menjëherë pas ngritjes.

Sipas kompanisë ajrore, në aeroplan ndodheshin dy anëtarë të ekuipazhit dhe 13 pasagjerë, përfshirë ligjvënësin kolumbian, Diogenes Quintero, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve për Catatumbon.

Një ekip shpëtimi u dërgua në vendin e rrëzimit për të “vlerësuar gjendjen e pasagjerëve”.

Megjithatë, Ministria e Transportit e Kolumbisë lëshoi më vonë një deklaratë duke thënë se “pasi aeroplani u gjet në vendngjarje, autoritetet me keqardhje konfirmuan se nuk kishte të mbijetuar”.

Zyrtarët nuk mundën të përcaktonin shkakun e rrëzimit, por thanë se do të kishte një hetim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More