Rritet për 3.2 herë numri i të prekurve me grip

nga Xh M

Shkup, 16 janar – Numri i të sëmurëve me grip është rritur për 3.2 herë më shumë në periudhën prej 6 deri më 12 janar krahasuar me javën e parë të këtij muaji.

Nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë të ditur se janë raportuar 10 mijë e 53 raste me grip apo sëmundje të ngjashme me gripin.

Numri më i madh i të sëmurëve është në Shkup ku janë regjistruar 305 persona me grip, pason Dibra me 134, Kumanova me 118, Tetova dhe Gostivari me nga 66, Kavadari me 62 dhe në qytetet e tjera ka të regjistruar më pak se pesëdhjetë të prekur me grip.

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efektive nga gripi, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More