Shoqata e juristëve të rinj kërkon ndryshime ligjore në Ligjin për mbrojtje shëndetësore

nga Xh M

Shkup, 16 dhjetor – Shoqata e juristëve të rinj kërkon ndryshime ligjore në Ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe futjen e meritokracisë në procesin e punësimit të mjekëve të rinj.

Sipas kësaj shoqate gjatë punësimeve duhet të formohet komision profesional, në mënyrë që drejtorët e klinikave universitare shëndetësore të punësojnë në bazë të rekomandimeve të komisionit. Këtë e kërkojnë në mënyrë që të shmangen ndërhyrjet politike në punësime të punonjësve shëndetësor.

“Si organizatë ne kemi propozuar zgjidhje me të cilën do të adresohet problemi kyç që ekziston tani i cili është autoriteti i pakufizuar i diskrecionit i drejtorëve të institucioneve shëndetësore që të zgjedhin kandidatë për punësim në mënyrë të pavarur nga ranglista që është e punuar nga ana komisionit. Ajo që propozohet është diçka që ekziston në institucionet e tjera, siç është arsimi, mbrojtja sociale, kultura dhe ajo është që drejtori të jetë i lidhur me ranglistën e cila do të jetë e përgatitur nga ana e komisionit”, tha Goce Kocevski, Shoqata e juristëve të rinj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More