Shumë komuna të Shkupit pa rrymë

nga D V

Shkup, 5 mars – Pa furnizim me energji elektrike sot prej orës 5:00 deri në orën 15:00 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Kërste Asenov” dhe një pjesë e bulevardit “Hristian Todorovski – Karposh” në Komunën Çair.

Në periudhën prej orës 8:00 deri në orën 13:00 pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Vostaniçka”, në afërsi dhe nga ana e marketit “Reptil” në Komunën Kisella Vodë.

Pa rrymë prej orës 8:00 deri në orën 14:00 do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “3” në fshatin Nigishtan, Komuna Gjorçe Petrov, ndërsa prej orës 8:15 deri në orën 14:00 një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Kondovë, komuna Saraj.

Prej orës 8:40 deri në orën 15:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “100” dhe “101” në Vollkovë, te qarkorja, prej orës 11:00 deri në orën 13:00 shfrytëzuesit nga Milladinovci, ndërsa prej orës 12:00 deri në orën 14:30 një pjesë e shfrytëzuesve të Vizbegut, te Marmarisi.

Siç bëri të ditur QRMK – Shkup, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin e shpërndarjes elektrike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More