Siljanovska-Davkova në Forumin ndërkombëtar Astana 2025

nga D. V.

Shkup, 29 maj – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot në Astana, Republika e Kazakistanit do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar Astana 2025.

Siç kumtuan nga kabineti i Siljanovska-Davkovës, është planifikuar ajo të mbajë një fjalim në seancën plenare që do të hapet nga Presidenti i Republikës së Kazakistanit, Kasim-Zhomart Tokajev.

Forumi Ndërkombëtar Astana 2025 mbahet nga 29 deri më 30 maj 2025, me temën “Lidhja e mendjeve, formësimi i së ardhmes”.

“Forumi pozicionohet si një iniciativë e rëndësishme për promovimin e multilateralizmit dhe veprimit të përbashkët në zgjidhjen e çështjeve globale. Temat kryesore përfshijnë sfidat gjeopolitike, ndryshimet klimatike dhe ndryshimet ekonomike në nivel global”, kumtuan nga Kabineti i Siljanovska-Davkovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More