Siljanovska – Davkova vendosi kurora me lule në varrezat e presidentit Boris Trajkovski dhe anëtarëve të delegacionit

nga D V

Shkup, 26 shkurt – Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova vendosi kurora me lule të freskëta në varrin e presidentit Boris Trajkovski në Alenë e kolosëve në varrezat e qytetit “Butel” në Shkup, me rastin e shënimit të 21-vjetorit të vdekjes së presidentit Trajkovski dhe anëtarëve të delegacionit në aksidentin e aeroplanit në Rotimle në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Siç informon Kabineti i presidentes, Siljanovska – Davkova vendosi kurora me lule të freskëta edhe në varrezat e anëtarëve të ndjerë të delegacionit: Dimka Ilkova – Boshkoviq, Risto Bllazhevski, Mile Kërstevski, Marko Markovski dhe Branko Ivanovski në varrezat “Butel” në Shkup.

“Delegacione të Kabinetit të Presidentes vendosën kurora me lule të freskëta në varrezat e Anita Krishan – Llozanovska në varrezat në Veles, të Boris Velinov në varrezat në lagjen Ilinden dhe të Ace Bozhinovski në varrezat në Bardovcë”, njoftoi Kabineti i Siljanovska – Davkova.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More