Shkup, 19 korrik – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka realizuar takim me Gabriel Gulano de Godoj, përfaqëues i Zyrës së Komesarietit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCRP në shtetin tonë.
Në takim, siç njofton MPB, u konfirmua bashkëpunimi i mirë i MPB-së me UNHCR-në, rezultatet e arritura bashkërisht, ndërsa bashkëbiseduesit diskutuan për çështje aktuale si dhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm.
“Së bashku e theksuam faktin se Maqedonia është një vend në të cilin në shumë raste e kemi theksuar solidaritetin dhe humanizmin tonë në ballafaqimin me krizat humanitare që kanë shkaktuar shpërngulje dhe refugjatë”, tha ministri Toshkovski.
Nga aan e Gabriel Gualano de Godoj u potencua problemi me personat që janë ende pa shtetësi, ndërsa ministri theksoi se do të ndërmerret gjithçka në kompetencën e MPB-së që sa më shpejt të zgjidhjet statusi i tyre.

“Plani ynë është edhe fuqizimi i sistemit të azilkërkuesve me procedura standarde operative përmes të cilave policia kufitare do të veprojë në drejtim të lehtësimit të problemeve që kanë azilkërkuesit”, tha ministri Toshkovski.
Në takim u theksua përkushtimi i përbashkët për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat në kuadër të mandatit të UNHCR-së.
Në të njëjtën kohë, në raport me atë që është arritur deri më tani, z. Gabriel Gualano De Godoj përcolli falenderimet, por edhe, siç potencoi, njohjen se vendi ynë vlerësohet si një lider i vërtetë, jo vetëm në rajon në çështjet e mbrojtjes e të drejtave të refugjatëve.