Takim pune i ministrit Toshkovski me ambasadorin dhe përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Armen Grigorian

nga Xh M

Shkup, 29 gusht – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka realizuar takim pune me ambasadorin dhe përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Armen Grigorian. Në takim u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm, kurse theksi ka qenë në projektet aktuale, të cilat me përkrahjen e UNDP-së po realizohen në MPB.

Veçmas u potencuan përfitimet e vazhdimit të bashkëpunimit të përbashkët në luftën kundër posedimit të paligjshëm, keqpërdorimit dhe tregtisë së paligjshme të shitjes të armëve të vogla dhe të lehta, kriminaliteti kompjuterik, si dhe forcimi i kapacitetit të mjekësisë ligjore dhe hetimeve në vendin e ngjarjes për të përmirësuar kontrollin kriminalo-juridik të armëve të vogla dhe të lehta se dhe mundësia për bashkëpunim në fushën e menaxhimit me situate të krizës me qëllim të përforcimit të sigurisë në shtet, si dhe realizimi i projekteve të reja.

Të dy bashkëbiseduesit e potencuan përkrahjen e plotë të cilën UNDP-ja ia jep Ministrisë së Punëve të Brendshme për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More