Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën – LVV vazhdon të jetë e para

nga D V

Të dhënat e fundit që u publikuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë e para me 40.83% të votave.

KQZ ka përditësuar të dhënat e fundit të hënën në orën 19:10, ku po ashtu bëhet e ditur se Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 22.15%, transmeton Telegrafi.

Lidhja Demokratike e Kosovës është renditur e treta, me 17.59% të votave.

Kurse, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate janë në vendin e katërt, me 7.47% të votave.

Pjesëmarrja në vendvotime ka qenë 40.59%, ose 799,954 votues.

KQZ deri tani ka numëruar 92.10% të votave, ndërsa sot pritet të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur ditën e diel, më 9 shkurt, procesi i votimit u vlerësua si demokratik dhe nuk u raportua për ndonjë incident.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More