Të pamundurit dhe të sëmurët mund të paraqiten për votim në zgjedhjet presidenciale

nga D V

Shkup, 16 prill – Personat e pamundur dhe të sëmurë deri në mesnatë mund të paraqiten për votim në zgjedhjet presidenciale të caktuara për më 24 prill.

“Votuesi i cili nuk ka mundësi të votojë në vendvotim (person i pamundur apo i sëmurë) ndërkaq dëshiron të votojë për atë do ta njoftojë KKZ më së voni 7 ditë para ditës së caktuar për votim, 16 prill, 24:00”, ceket në librin e afateve të Komisionit shtetëror zgjedhor.

Nga KSHZ informojnë se personat e pamundur apo të sëmurë votojnë në shtëpitë e tyre një ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Këtë votim e zbaton këshilli zgjedhor kompetent për zbatimin e votimit për vendvotimin të cilit i tkaojnë këta persona, më 23 prill (e martë)”, ceket në Librin e afateve të KSHZ-së.

Fushata për zgjedhjet presidenciale përundon në mesnatë më 22 prill. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More