Tërmeti në Greqi shkund edhe vendin tonë

nga Xh M

Shkp, 15 gusht – Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup, mëngjesin e sotëm herët, më 15.08.2024, ka regjistruar një tërmet epiqendra e të cilit ndodhet. në Republikën fqinje të Greqisë dhe i përket zonës epiqendrore Gjevgjeli-Gumendzë, 140 km në juglindje të Shkupit, njofton Observatori Sizmologjik.

Tërmeti ka ndodhur në orën 03:24 me magnitudë lokale ML2.4. Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga banorët e Bogdancit dhe rrethinës, me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More