Tetovë: Kallëzim penal ndaj 29-vjeçarit nga Çelopeku për sulm ndaj mjekut dhe policit

nga D. V.

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër M.M. (29) nga fshati Çelopek, rrethina e Tetovës, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave në fushën e sigurisë”.

Sipas njoftimit, më 14.10.2025, në Qendrën e Urgjencës në Tetovë, i dyshuari ka sulmuar fizikisht një mjek dhe një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrave të tyre zyrtare.

Rasti është dokumentuar dhe materialet janë dorëzuar për procedurë të mëtejshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More