Shkup, 30 prill – NQP Shkup njofton se nesër transporti publik do të funksionojë sipas orarit javor për shkak të 1 Majit – Ditës ndërkombëtare të punëtorëve.
Teleferiku do të funksionojë me orar normal pune, ndërsa zyra e biletave dhe qendra e personalizimit në Qendrën e transportit do të jenë në detyrë me orar pune nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 14.
Nga nesër Teleferiku do të punojë dy orë më shumë, gjegjësisht nga ora 10 deri në orën 20.
Orari i punës është në përputhje me Vendimin e orarit të punës së Teleferikut në periudhën maj – shtator.
“Urime festa e punëtorëve 1 Maji!”, thuhet në njoftimin e NQP Shkup.