Shkup, 16 tetor – Tribuna e dytë nga projekti “Mbrojtja e biodiversitetit të florës dhe faunës së Malit Sharr – imperativ shoqëror” që e realizoi Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” – Tetovë do të mbahet sot në shkollën fillore “Kirill Pejçinoviq” në Tearcë.
Sipas agjendës, ngjarja do të fillojë në ora 11:30 me fjalimin e Selam Sulejmanit, kryetar i Shoqatës “Tradita”, i cili do ta prezantojë projektin dhe rëndësinë nga implementimi i tij në rajonin e Pollogut, respektivisht në komunat Tearcë, Tetovë dhe Bogovinjë.
Pastaj, Agron Salihi do të mbajë ligjerim me temë “Mbrojtja e biodiversitetit të florës së faunës në Malin Sharr – Imperativ shoqëror”, pas çka do të vijojë diskutim.
Ngjarja është e përkrahur nga CNVP – Organizatë për lidhjen e vlerave natyrore dhe njerëzve, në kuadër të projektit “Shfrytëzimi i përhershëm i resurseve natyrore për bahskëpunim ndërkufitar socio-ekonomik në rajonet e mbrojtura në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.