MPB njofton datë 22.11.2025, në orën 17:40, një burrë nga Tetova ka denoncuar se vajza e tij, e cila ka probleme shëndetësore, është përpjekur ta sulmojë me një send të mprehtë vëllain e saj të mitur, të cilin e kishte mbajtur të mbyllur në një dhomë të një objekti në pronësi të tij, por një i afërm i tyre ia ka hequr thikën.
Menjëherë është vepruar sipas denoncimit dhe vajza është arrestuar dhe me autoambulancë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës. Një ekip i SPB Tetovë ka kryer inspektim në vendngjarje.