Vizitë pune e ministrit Mucunski në Hungari

nga D V

Shkup, 6 shtator – Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme Timço Mucunski, sot me ftesë të ministrit për Punë të Jashtme dhe Tregti të Hungarisë, Peter Sijarto, qëndron për vizitë pune në Budapest.

Tema qendrore në bisedimet e ministrave, siç kumton MPJ-ja pritet të jenë miqësia tre dekadëshe dhe ecuria e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale mes dy vendeve, bashkëpunimi i shkëlqyer tregtar, perspektivat dhe sfidat e procesit të integrimit evropian të vendit tonë dhe në këtë kontekst, mbështetja e palëkundur dhe e vazhdueshme e Hungarisë në procesin e zgjerimit të BE-së, veçanërisht gjatë presidencës së saj të Këshillit të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2024.

Pas takimit të dy ministrave, është parashikuar konferencë për media për mediat.

Në kuadër të vizitës ministri Mucunski është parashikuar të zhvillojë takim të veçantë me Ishtvan Jakab, nënkryetar i Kuvendit kombëtar të Hungarisë dhe kryetar i Grupit të miqësisë së Hungarisë me vendet nga Evropa Juglindore, ndërsa do të mbajë ligjëratë para studentëve të Akademisë diplomatike të Hungarisë dhe kolegët nga MPJT e Hungarisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More