Xhamia më e madhe në Shkup hapet gjatë Ramazanit

nga D. V.

Shkup, 10 shkurt – Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut njofton se Xhamia “Mëshira” në Fushë Topanë të Shkupit do të hapet gjatë muajit të Ramazanit, që nis më 18 shkurt të këtij viti. Kreu i BFI-së, Shaqir Fetai dhe ambasadorin i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoj gjatë ditës së sotme realizuan vizitë në këtë xhami..

“Xhamia do të hapet për kohët e namazeve dhe teravitë gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit. Gjatë kësaj vizite u bë inspektimi i gjendjes së xhamisë dhe u diskutuan çështje që lidhen me funksionalizimin e saj. Me këtë rast u vendos që xhamia të hapet për besimtarët për faljen e namazeve dhe teravive gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit. Ky vendim është marrë me qëllim që besimtarëve t’u ofrohen kushte sa më të mira për kryerjen e obligimeve fetare gjatë Ramazanit, duke respektuar standardet e nevojshme organizative dhe funksionale”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BFI-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More