Shkup, 2 shtator – Në Kuvend sot do të mbajë mbledhje Komisioni për politikë sociale, demografi dhe rini, në rend dite të së cilës është Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për punësim të personave me invaliditet, në lexim të parë.
Siç ceket në arsyetimin e publikuar në ueb-faqen e Kuvendit, me këtë Propozim ligj ndryshon emërtimi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në Ministri të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe ministrit të Punës dhe Politikës Sociale në ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, në pajtim me Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore.
“Bëhet harmonizimi në pjesën e tatimit të të ardhurave personale me dispozitat nga Ligji për tatimin e të ardhurave personale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.241/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.275/19, 290/20, 85/21 dhe 274/22). Në këtë Propozim ligj është sendërtuar dispozita me të cilën bëhet harmonizimi me vendimin për shpallje, mes tjerash, të Amandamentit XXXIII të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.6/19)”, thuhet në arsyetimin për Propozim ligjin për dnryshim të Ligjit për punësim të personave me invaliditet.