Dimitrievski në ditën e parë të punës në mandatin e ri: Njoftoj mbi 30 projekte infrastrukturore në periudhën e ardhshme

nga Xh M

Kumanovë, 3 nëntor – Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në ditën e parë të punës të mandatit të tij të tretë, ka kryer inspektim në disa aktivitete në terren, ku ka paralajmëruar realizimin e mbi 30 projekteve infrastrukturore në periudhën e ardhshme.

“Të nderuar bashkëqytetarë, dita e parë e punës pas rizgjedhjes. Jemi këtu në lagjen Zelen Rid, në rrugën Vasko Karangjeleski – rrugë që mban emrin e një prej figurave tona të mëdha, një patriot i vërtetë. Dua nga këtu të njoftoj se në periudhën e ardhshme do të fillojë realizimi i më shumë se 30 projekteve infrastrukturore në pjesë të ndryshme të qytetit, me theks të veçantë në zonën qendrore, në lagjet urbane të mëdha dhe në pjesët urbano-rurale të qytetit.

Ne vazhdojmë së bashku, faleminderit për besimin. Kumanova meriton vazhdimësi, dje ajo e mori dhe e konfirmoi atë. Detyra ime është të vazhdojmë bashkë ndërtimin e Kumanovës,” theksoi Dimitrievski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More