Putin: Do të marrim kontrollin e të gjithë Donbasit me forcë nëse trupat ukrainase nuk tërhiqen

nga D. V.

Presidenti rus, Vladimir Putin tha sot se Rusia do të merrte me forcë, kontrollin e plotë të rajonit të Donbasit, në Ukrainë, nëse forcat ukrainase nuk tërhiqeshin, një kërkesë që Kievi e ka refuzuar kategorikisht, sipas “Reuters”.

Presidenti Putin dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, pas tetë vitesh luftimesh midis separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe trupave ukrainase në Donbas, i cili përbëhet nga rajonet e Donetskut dhe Luhanskut.

“Ose i çlirojmë këto territore me forcën e armëve, ose trupat ukrainase të largohen nga këto territore”, tha Putin për “India Today” përpara vizitës në Nju Delhi.

Ukraina ka kundërshtuar t’i lëshojë Rusisë territorin e saj që Moska nuk ka arritur ta fitojë në fushën e betejës.

Ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Moska nuk duhej të shpërblehej për një luftë që e kishte nisur vetë.

Rusia, aktualisht kontrollon 19,2% te territorit ukrainas, përfshirë Krimenë, të cilën e aneksoi në vitin 2014, të gjithë Luhanskun, më shumë se 80% të Donetskut, rreth 75% të Khersonit dhe Zaporizhias, dhe pjesë të rajoneve si, Kharkiv, Sumy, Mykolaiv dhe Dnipropetrovsk.

Rreth 5 000 kilometra katrorë të Donetskut mbeten nën kontrollin ukrainas.

Në diskutimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi një marrëveshje të mundshme paqeje për t’i dhënë fund luftës, Rusia ka thënë vazhdimisht se kërkon kontroll mbi të gjithë Donbasin dhe se SHBA-ja duhej ta njihte në mënyrë jozyrtare kontrollin e Moskës.

Në vitin 2022, Rusia deklaroi se rajonet ukrainase të Luhanskut, Donetskut, Khersonit dhe Zaporizhias ishin pjesë e Rusisë.

Shumica e vendeve i njohin rajonet – dhe Krimenë – si pjesë të Ukrainës.

Presidenti rus, Putin priti të martën të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Kremlin dhe tha se Rusia kishte pranuar disa propozime të SHBA-së për Ukrainën dhe se bisedimet do të duhej të vazhdonin.

“Presidenti rus, Vladimir Putin tha se takimi i tij me Witkoff dhe Kushner ishte shumë i dobishëm dhe se ai bazohej në propozimet që ai dhe presidenti amerikan, Donald Trump kishin diskutuar në Alaska në gusht”, raportoi Agjencia ruse e lajmeve RIA.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More