Policia kapë 14 mijë mjete piroteknike ilegale në Tetovë e Gostivar

nga D. V.

Zyrtarë policorë nga SPB Tetovë dhe DPB Gostivar kanë realizuar dy aksione të ndara kundër tregtimit të paligjshëm të mjeteve piroteknike.
Më 23.12.2025, në orën 14:20, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, është arrestuar A.Z. (52) nga Tetova, pasi në objektin e tij shitës janë gjetur dhe sekuestruar 12.507 copë mjete të ndryshme piroteknike pa dokumentacion përkatës.

Po atë ditë, në orën 16:30, pranë tregut të qytetit në Gostivar, policia ka arrestuar J.M. (64) nga Tetova, i cili po shiste sende të mprehta. Gjatë kontrollit në automjetin e tij “Ford”, me targa të Tetovës, janë gjetur 2.053 mjete piroteknike, thika të ndryshme dhe një boks metalik.

Pas dokumentimit të rasteve, ndaj të dyshuarve do të ngrihen padi sipas neneve 395 dhe 396 të Kodit Penal, njofton Tetovasot.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More