Shkup, 13 qershor – Deputeti Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE, deputetja Vesna Bendevska nga ZNAM dhe ish-kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski nga LSDM do të jenë nënkryetarë parlamentar.
Me 84 vota pro pa asnjë kundër dhe pa asnjë abstenim – por edhe pa debat kaloi pika për të votuar nevojën për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve në legjislativ.
Sipas informacioneve, ato pritet të votohen në seancën e nesërme.
Deputetët sot votuan edhe pikën për formimin e trupave të përhershëm punues të Kuvendit, e cila kaloi me 91 vota për pa asnjë kundër dhe pa asnjë abstenim. Kjo është seanca e tretë e Kuvendit me përbërjen e re kuvendore.
Të martën pritet që deputetët të gjejnë pikën për zgjedhjen e përbërjes së re të qeverisë, ku kryeministër në detyrë Mickoski dhe kryeministri i ardhshëm do të duhet t’i prezantojnë emrat e ministrave të rinj para deputetëve të popullit.