Marrëveshjet mes Shkupit dhe Prishtinës/ Maloku: Të mos mbeten vetëm në letër, por të jetësohen

nga Xh M

Prishtinë, 23 nëntor – Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e dytë të tyre të realizuar para pak ditësh në Prishtinë, kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale.

Por deri më tani në të gjitha marrëveshjet e më parshme në mes të dy Qeverive nuk është vendosur theks i veçantë në atë se sa janë realizuar. Analisti politik nga Kosova Albinot Maloku, për TVM2 ka thekësuar se këto marrëveshje po mbesin vetëm në letër të nënshkruara, dhe shumë pak po bëhet në rrafshin politik për jetësimin e tyre, e që sipas tij një pjesë të fajita e kanë edhe subjektet politike shqiptare në Maqedonin e Veriut, të cilat nuk kanë qenë shumë insistues.

“RMV dhe Republika e Kosovës deri më tani kanë nënshkruar disa marrëveshje, nga këto marrëveshje shum pak prej tyre janë jetësuar, dhe keni parasyshë në takimin e fundit në mes krerëve të Qeverisë asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut u nënshkruar disa protokole që insistojnë në lehtësimin e marrëveshjeve të bëra më parë. Republika e Kosovës ka provuar të bënë maksimumin në jetësimin e këtyre marrëveshjeve sidomos në çështjen e Komunikacionit, por nga ana tjetër RMV nuk I ka ndërmarrë hapat e saja të cilat I ka pasur si obligim nga këto marrëveshje. Të bëhem I sinqertë një pjesë të fajit e kanë të gjitha subjektet politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut të cilat nuk kanë insistuar në jetësimin e këtyre marrëveshjeve, po qe nevoja të vendosen edhe kushte, sidomos në çështjen të cilat kanë të bëjnë me lehtësimin e lëvizjes të qytetarëve në mes të dyja shteteve”, u shrpeh analisti politik Albinot Maloku.

Përfaqësuesit e të dyja Qeverive në Prishtin konfirmuan se së fundmi kanë nënshkruar edhe tre marrëveshje, e parë ka të bëjë me lehtësimin e lëvizjes së lirë, marrëveshja dytë ishte memorandumi në sektorin e energjisë, dhe marrëveshja e tretë, është memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e arsimit.

Por Maloku nënvizoi edhe lëshimet, por edhe obligimet të cilat dalin për të dyja vendet, por Qeveria e Kosovës sipas tij është dashtë të kërkonte llogaridhënie nga Qeveria e Maqedonisë, se deri ku është jetësimi i marrëveshjeve të më parshme tanimë të nënshkruara.

“Maqedonia e Veriut ka qenë jashtëzakonishtë e kujdesshme në zhvillimin e infrastrukturës rrugore në pjesën që lidhen me Serbinë ose Greqinë, por as edhe një hapë nuk e ka bërrë në drejtim të lidhjes mes RMV dhe Kosovës. Nga ana tjetër mendoj se Republika e Kosovës duhet të insistonte para nënshkrimit të këtyre protokolleve, të konkludohet dhe të diskutohet rreth cilësisë dhe nivelit të jetësimit të marëveshjeve të cilat kanë ndodhur në mes këtyre dy vendeve”, theksoi Maloku.

Sipas Malokut tani po bëhen dy dekada që rruga Shkup-Bllacë nuk është jetësuar, por takimet e tilla në mes të dyja vendeve janë të interesit të veçantë, dhe ka të bëjnë me procesin e Berlinit, që është një parakushtë për një komunikim normal në mes vendeve në rajonë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More