Deputetja Ilire Dauti ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit Afrim Gashit

nga Redaksia

Shkup, 27 dhjetor – Deputetja Ilire Dauti ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, i cili në Alsat tha se edhe po u votua PËR interpelancat ndaj zyrtarëve dhe ndaj kryetares së Komisionit për Punë Sociale nuk do të ketë asnjë efekt juridik. Dauti tha se është e habitur dhe i bëri thirrje Gashit dhe shumicës parlamentare, që të votojnë për shkarkimin e ministrave dhe zv.ministrave.

“Dua t’i sfidoj dhe t’u them atëherë. Në të njëjtën interepelancë ku është e caktuar edhe pika për shkarkimin tim, janë të caktuara edhe pikat e tjera për shkarkim të disa ministrave dhe zv.ministrave. Atëherë le ta bëjmë kështu, le të votojnë për shkarkimin e ministrave dhe zv.ministrave dhe le të vazhdojnë ata të jenë në krye të detyrave dhe t’i drejtojnë ministritë përkatëse që të shohim se a është e mundur ajo që deklaron z.Afrim Gashi” , deklaroi Ilire Dauti, deputete e Frontit Europian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More