Saliu: Ligji i “branitellave” është votuar disa herë nga BDI

nga Xh M

Shkup, 10 janar – Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka nisur sot seancën e parë të këtij viti, me shqyrtimin e pesë interpelancave të dorëzuara nga ana e deputetëve të Frontit Evropian dhe Levicës. Ndërkaq, u diskutua edhe për ligjin për “branitellat”.

Deputetja e koalicionit VLEN, Imërlie Saliu ka theksuar se ky ligj është votuar disa herë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Ligji për branitellat në Kuvend është sjell disa herë fatkeqësisht edhe nga partitë politike shqiptare, është votuar disa herë nga vet Bashkimi Demokratik për Integrim, por sidoqoftë sot jemi për të folur argumentet të cilat janë paraqitur në interpelancë kur një ndër akuzat është mohimi i të drejtës së fjalës. Unë nuk shoh ndonjë shkelje të koleges Ilire Dauti në komisionin për politikë sociale, e shoh të paarsyeshme këtë interpelancë dhe ne si koalicion VLEN nuk do ta mbështesim këtë interpelancë”, ka theksuar Saliu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More