Paga e punonjësve në arsim me rritje prej shtatë për qind, paralajmëroi Mickoski

nga Redaksia

Tetovë, 6 prill – Punonjësit në arsim nga ky muaj në praktikë do të marrin rritje prej shtatë për qind, e cila do të shtohet në atë rritje prej pesë për qind për tetor, gjegjësisht të paguar në nëntor, të vitit të kaluar, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski gjatë vizitës së sotme në rajonin e Tetovës, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve. 

“Në përgjithësi për një periudhë më pak se pesë muaj, rritja do të jetë rreth 12,35 për qind me tendencë, sipas marrëveshjes që kemi arritur me sindikatat, deri në fund të mandatit të kësaj qeverie, kjo rritje do të arrijë në pesëdhjetë për qind. Të gjitha këto janë rezultat i punës së palodhur të të gjithë anëtarëve të Qeverisë dhe për këtë i përgëzoj dhe i inkurajoj që të vazhdojnë me lajme të këndshme për qytetarët dhe të dërgojnë porosi pozitive”, tha kryeministri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More