Avni Arifi: Janë katër data opsionale për zgjedhje, Presidentja dhe partitë politike sot mund të merren vesh

nga D V

Ish-zyrtari i Qeverisë së Kosovës, njëherësh ambasador i Kosovës në shtetet arabe, Avni Arifi është deklaruar në lidhje me situatën e krijuar sa i përket caktimit të datës së zgjedhjeve.

Arifi tha se janë katër të diele që me ligj mund të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare.

Ai tha se presidentja, por edhe partitë politike sot e kryejnë obligimin kushtetues me u marrë vesh se në cilën nga këto katër data do të mbahen zgjedhjet.

Sipas tij opsione tjera nuk ka përveç nëse kryeministri Kurti pajtohet me opozitën që Qeveria e tij është e dështuar dhe jep dorëheqje.

Postimi i plotë:

Janë katër të diele që me ligj mund të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare: 26 Janar, 2 Shkurt, 9 shkurt dhe 16 Shkurt 2025. Presidentja por edhe partitë politike sot e kryejnë obligimi kushtetues me u marrë vesh se në cilën nga këto katër data do të mbahen zgjedhjet. Opsione tjera nuk ka përveç nëse Kurti pajtohet me opozitën se Qeveria e tij është e dështuar, jep dorëheqje e atëherë Kosova shkon në zgjidhje për 45 ditë. Këto janë opsionet e vetme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More